
Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu u kanë bërë ftesë mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një video nga Vlora, kryeqyteti i pavarësisë së Shqipërisë, të publikuar nga Gërvalla, treshja e VV-së e GUXO-s kanë ftuar mërgimtarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Mirëupafshim më 28 dhjetor, festojmë edhe atëherë së bashku” – thotë Sveçla në fund të videos.



