
Diamant Hyseni, shqiptar që jeton në ShBA, ia ka mësyar Kongresit Amerikan.
Hyseni ka kandiduar nga radhët e Partisë Republikane në Nju Jork.
Krejt këtë e ka bë të njohur Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës.
“Urime Diamant Hysenaj për kandidimin në primaret për Kongres në Distriktin 14 të Nju Jorkut nga radhët e Partisë Republikane. Si bashkëqytetar me rrënjë nga Kosova dhe si një histori e gjallë e ëndrrës amerikane, rrugëtimi yt nga Gjakova drejt një gare për Kongres është frymëzim për shumë të rinj dhe për gjithë komunitetin tonë shqiptar në SHBA” – ka shkruar Rama.



