“Gjaku nuk bëhet ujë”: Për herë të parë, një film shqip shfaqet në Stamboll për nder të 28 Nëntorit

Fatih Jelldez Nebiju, një shqiptar nga Turqia, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook për një ngjarje interesante në Stamboll.

Sipas shkrimit të tij, Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi (Arnavut Gençlik Birliği), nën drejtimin e kryetarit Yasin Yurdakul Pllana, ka marrë iniciativën që me rastin e festave të nëntorit, shqiptarët në Turqi të kenë për herë të parë një film në gjuhën shqipe në kinema në Stamboll.

banner

Tashmë reklamat e filmit janë vendosur edhe nëpër tabelat e Komunës së Bajrampashës, një komunë e populluar me goxha pasardhës shqiptarë e ballkanas, dhe do të qëndrojnë aty deri më 5 dhjetor, datë kur filmi do të shfaqet në kinema, transmeton Gazeta Politika.

Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi (Arnavut Gençlik Birliği) nën drejtimin e kryetarit të saj Yasin Yurdakul Pllana, ka marrë iniciativën që me rastin e festave të nëntorit, shqiptarët në Turqi për herë të parë të kenë një film në gjuhën shqipe në kinema në Stamboll. Gjithashtu, në Komunën e Bajrampaşës, nëpër tabelat e reklamave janë vendosur reklama e filmit në gjuhën shqipe deri më 5 dhjetor, kur edhe do të shfaqet filmi në kinema” – ka shkruar Nebiju, transmeton Gazeta Politika.

Sjellim ndërmend që filmi “Krejt e thirrin Rexhën” është realizuar me regji të Ibër Dearit dhe është shfaqur në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut. Filmi është një përzierje e natyrshme e zhanrit të dramës dhe komedisë, duke trajtuar një temë dilekate, atë të emigracionit dhe vështirësive që përjetojnë ata që mbeten në vend pas largimit masiv të forcës punëtore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.