
Policia e Kosovës ka njoftuar për një gjest të mirë të një qytetari nga Ferizaji.
Në njoftim, PK-ja tregon se qytetari ka dorëzuar një çantë me 350 euro në të dhe dokumente personale.
“Në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i çantës, ku janë gjetur:
– Një patentë shoferi
– Kartëmonedha në vlerë prej 350 euro,
– para metalike rreth 3 euro,
si dhe gjësende të tjera personale” – ka shkruar PK-ja.



