Gjukanoviq takon Kurtin në Prishtinë, e uron për fitoren dhe diskutojnë për sigurinë rajonale

Presidenti i Malit të Zi thotë se me kryeministrin në detyrë diskutoi për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë rajonale.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka bërë të ditur se është takuar shkurtimisht me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë.

banner

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Gjukanoviq ka treguar se e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë miqësore për çështje rajonale dhe globale.

“Ndërsa udhëtoja nëpër Prishtinë, u takova shkurt me Kryeministrin Albin Kurti dhe e përgëzova për fitoren e tij të fundit në zgjedhje. Në një bisedë miqësore, shkëmbyem pikëpamje mbi proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe në skenën globale, me vëmendje të veçantë ndaj çështjeve me rëndësi për sigurinë e rajonit”, ka shkruar Gjukanoviq.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.