Gjykata Speciale cakton 24 shkurtin 2026 për nisjen e procesit të dytë gjyqësor ndaj Hashim Thaçit

Seanca do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars, ku Prokuroria do të paraqesë provat kryesore.

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se procesi i dytë gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, do të nisë më 24 shkurt 2026. Në këtë rast përfshihen edhe të pandehurit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

banner

Sipas njoftimit të gjykatës, seancat do të zhvillohen në një bllok të vetëm deri më 6 mars 2026. Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria e Specializuar pritet të bëjë paraqitjen kryesore të provave, të cilat do të shërbejnë si bazë për vijimin e procedurës gjyqësore.

Ky proces shënon fazën e radhës në procedurat që po zhvillohen në Hagë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Thaçit dhe të bashkëpandehurve të tij.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.