Gjykimi në Speciale, Bosch beson se Thaçi dhe të tjerët do të shpallen të pafajshëm

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovës në kohën kur u themelua Gjykata Speciale, ka folur në lidhje me gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit.

Bosch ka theksuar se ai beson që katërshja e ish-UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

banner

“Ai (Ëesley Clark) ende nuk e ka dhënë deklaratën, por unë e di sigurisht se çfarë do të thotë. Ai do të përsërisë të njëjtën gjë që kanë thënë edhe të tjerët: se brenda UÇK-së nuk ka pasur një organizim të tipit hierarkik, nga lart-poshtë apo çfarëdo forme tjetër të centralizuar. UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar. Këtë do ta konfirmojë me siguri, sepse natyrisht nuk do t’i kundërvihet kolegëve të tij. Dhe në fakt, ai ishte personi nga i cili unë zakonisht merrja informacionet kur merrja pjesë në ato përditësime. Procesi po ecën shumë ngadalë, siç dihet, por tani të paktën po mundohen ta finalizojnë me dëshmitarët e prokurorisë. Sipas asaj që mbaj mend dhe di, kjo fazë do të përfundojë në fund të këtij muaji, ndërsa aktgjykimi pritet vitin e ardhshëm. Megjithatë, siç e kam thënë edhe më herët, mendoj se aktgjykimi do të rezultojë me lirimin e të gjithëve” – tha ai për Ekonomia Online, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.