
Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së, ka folur në lidhje me gjykimin në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Gucati ka folur për FrontOnline për protestën e radhës në lidhje me këtë gjykim.
Ai ka treguar se protesta e radhës do të mbahet në Shkup.
‘’Dihet se ne jemi duke protestuar tash e disa herë nëpër vende të ndryshme protesta e 6 a 7 me radhë, tash të radhës e kemi ne Shkup ku do të shkojmë fuqishëm’’ – tha Gucati.



