Grenell: Vjosa Osmani po gënjen, ajo dhe Kurti ishin një “ekip i tmerrshëm”

Emisari presidencial për misione të veçanta reagon pasi presidentja tha se Administrata Trump ishte më pro-Kosovës që nga pavarësia.

Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklaratave të presidentes së Kosovo, Vjosa Osmani, e cila tha se administrata e Donald Trump ka qenë administrata më pro-kosovare që nga shpallja e pavarësisë së vendit.

banner

Grenell e ka kundërshtuar këtë deklaratë, duke akuzuar Osmanin se po gënjen dhe duke kritikuar bashkëpunimin e saj me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij, bashkëpunimi mes Kurtit dhe Osmanit ka qenë i dëmshëm për Kosovën.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.