Grubi vendoset në burgun e Shutkës: Ndihem i pasigurt nga disa shqiptarë të paraburgosur aty

Ish-zëvendëskryeministri vendoset në dhomë me një të paraburgosur tjetër dhe nën mbikëqyrje 24-orëshe.

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili u dorëzua sot në mëngjes në pikën kufitare Bllacë, është vendosur në burgun e Shutkës me masa të veçanta sigurie.

banner

“Personi i paraburgosur Artan Grubi u përgjigj se nuk ndihet i sigurt. Në pyetjen konkrete nga kush, ai na tha se praktikisht nga të gjithë, sepse siç u shpreh, ‘edhe vetë e shihni, gjithçka është kundër meje dhe të gjithë janë kundër meje’.

Në pyetjen shtesë theksoi se ndihet i pasigurt nga disa persona me përkatësi etnike shqiptare, për të cilët kishte dijeni se ndodhen në paraburgim në këtë burg, prandaj është vendosur me një bashkëdhomës maqedonas. Persona të tjerë nuk do të ketë në atë dhomë” – kanë theksuar shërbimet e sigurisë.

Për shkak të ndjesisë së pasigurisë ndaj të paraburgosurve të tjerë, Grubi ndodhet në një dhomë me vetëm një të paraburgosur tjetër maqedonas, ndërsa përreth tij është vendosur mbikëqyrje 24-orëshe.

Ai pritet të paraqitet para gjykatësit të procedurës paraprake vetëm nëse kërkon përsëritjen e procedurës së përfunduar në dhjetor 2024, pas arratisjes së tij që zgjati një vit e dy muaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.