
Në seancën e orës 11:00, Përparim Gruda është i vetmi deputet nga PDK-ja që po merr pjesë, pasi kjo parti ka bojkotuar këtë seancë.
Gruda ka mbajtur një fjalim, gjatë sëcilës është penguar në disa raste nga deputeti i VV-së, Agim Bahtiri.
Në fund të një replike, pas përmbylljes së fjalës, Gruda është “përplasur” verbalisht me Bahtirin nga distanca.
Për shkak të mikrofonit, nuk u kuptua se çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit, transmeton Gazeta Politika.
Sidoqoftë, e gjithë “përplasja” zgjati gati 20 sekonda.
Pastaj, fjalën e mori Emilija Redzepi, deputete boshnjake.



