Më 17 shkurt, në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet një protestë mbarëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.
Për organizimin ka folur Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, i cili në një bisedë për Euronews Albania ka deklaruar se pret pjesëmarrje të gjerë nga figura politike dhe qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria.
“Deri më tani, nuk është zyrtare, por në bazë të informacioneve, presim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, bashkë me presidenten Vjosa Osmani t’i bashkëngjiten protestës në Prishtinë. Taulant Balla do të jetë pjesë e protestës, sikurse edhe shumë deputetë nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Po ashtu, edhe studentë nga universitetet e Shqipërisë, të cilët do të vijnë në mënyrë të organizuar”, deklaroi Gucati.
Hysni Gucati: Presim pjesëmarrjen e presidentëve Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani, si dhe përfaqësues nga Shqipëria.