Guri i LDK-së: Mandatimi i Konjufcës erdhi si tentim për të blerë kohë

Paris Guri, deputet i LDK-së, ka komentuar mandatimin e Glauk Konjufcës për kryeministër të Kosovës.

Guri ka vlerësuar se mandatimi i Konjufcës erdhi si tentim për të blerë kohë.

banner

E gjithë kjo, sipas Gurit, është për të ndryshuar datën e zgjedhjeve.

“Mandatimi i Glauk Konjufcës ka ardhur si rezultat i tentimit për të blerë kohë dhe për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe asnjëherë s’ka ardhur si rezultat i gjetjes së ndonjë zgjidhje, për arsye se ne e kemi parë që edhe ditën kur është mandatuar z. Konjufca, ai para mediave ka deklaruar se nuk është i gatshëm për të ofruar ndonjë marrëveshje bashkëpunimi ose koalicion për partitë e tjera” – ka theksuar Guri në Klan Kosova, raporton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.