
Analisti thotë se sot pendohet për kritikat ndaj presidentes së parë, duke shtuar se Jahjaga ka bërë punë më të mira se Osmani.
Analisti Halil Matoshi ka bërë një krahasim kritik mes presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish-presidentes Atifete Jahjaga, duke thënë se kjo e fundit ka treguar më shumë përgatitje dhe rezultate në detyrë.
Matoshi tha se sot pendohet për kritikat që i kishte bërë më herët Jahjagës gjatë kohës sa ajo ishte presidente.
Sipas tij, duke parë zhvillimet e mëvonshme, Jahjaga ka bërë një punë më të mirë sesa Osmani në këtë post.
“Pendohem që e kam kritikuar presidenten e parë, Atifete Jahjaga, sepse ajo ka bërë punë më të mira se Vjosa Osmani”, u shpreh Matoshi.
Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, Osmani është më e padijshme në krahasim me ish-presidenten Jahjaga, duke e cilësuar këtë si një nga arsyet pse sot e sheh ndryshe periudhën e presidencës së parë në Kosovë.



