
Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kërkuar nga Albin Kurti dhe Hekuran Murati t’i kthehen arsyes shtetërore
Ajo ka shkruar se qeveria, që udhëhiqet nga kryeministrit në detyrë Kurti, ka bllokuar të hyrat vetanake të Prishtinës.
“Është e pabesueshme se si mund të bëhet propagandë deri në këtë pikë, sa të rrezikohet madje edhe mirëqenia e qytetarëve.
Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato i ka bllokuar Qeveria – ato nuk lidhen direkt me buxhetin e shtetit:
Qytetarë mos lejnoni t’ju mashtrojnë!
Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore!” – ka shkruar Halimi, transmeton Gazeta Politika.



