
Bedri Hamza, kryetar i PDK, e ka pritur në zyrë Ramiz Lladrovcin, kryetar i Drenasit.
Hamza e ka quajtur Lladrovcin mik.
Tutje, Hamza ka shkruar se PDK në Drenas është e bashkuar.
Sot në zyre e prita mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci.
Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh.
PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore!” – ka shkruar Hamza.



