Hamza i çon “selam” Kurtit për presidentin: S’ka votë të PDK-së pa marrëveshje politike

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka folur në lidhje me proceset drejt konstituimit të Kuvendit dhe votimit të qeverisë.

banner

Sipas Hamzës, VV-ja ka përgjegjësinë që të kryejë këto procedura.

Megjithatë, Hamza tha se PDK-ja nuk u ikën bisedave dhe takimeve.

“Asnjëherë nuk u ikim bisedave. Nuk do të thotë se pajtohemi, por bisedave dhe takimeve asnjëherë nuk u ikim. Varet tema dhe mënyra e ftesës. Sepse edhe me të ftu, duhet me të ftu mirë dhe mbarë. Kjo i bie që mos me ta çu ftesën mirë dhe qartë, me pas çfarëdo prapavie apo tendence, nuk funksionon”, deklaroi Hamza.

Sidoqoftë, Hamza ishte i qartë në lidhje me temën e presidentit, duke i dërguar një mesazh Albin Kurtit, kryetar i VV-së.

Hamza tha se PDK-ja nuk do ta votojë asnjë president pa marrëveshje.

“Pa marrëveshje politike nuk ka përkrahje, nuk ka votë të PDK-së” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.