Hamza i hapur për rikthimin e Lladrovcit në PDK: Do t’i dëgjoj të gjithë me seriozitet

Kryetari i ri i PDK-së thotë se partia ka interes t’i rikthejë të gjithë kontribuuesit e saj dhe se hatërmbetjet mund të tejkalohen përmes dialogut.

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas konventës së partisë ka folur edhe për çështjen e Ramiz Lladrovcit, duke theksuar se PDK-ja mbetet e hapur për dialog dhe bashkëpunim me të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite.

banner

Sa i përket çështjes së z. Lladrovci, ne jemi të hapur t’i bisedojmë të gjitha çështjet. Natyrisht që kemi interes që të gjithë ata që kanë qenë pjesë e PDK-së në cilëndo fazë të historisë së saj, të jenë brenda partisë dhe të vazhdojnë kontributin”, tha Hamza në konferencën për media.

Ai u zotua se do ta trajtojë këtë çështje me kujdes dhe seriozitet, duke theksuar se pakënaqësitë e momentit mund të tejkalohen.

Hatërmbetjet e momentit, apo ato të krijuara me kohë, gjithmonë kanë rrugë dhe mundësi për t’u kaluar. Unë do t’i dëgjoj të gjithë me kujdes, me seriozitet dhe me sinqeritet”, deklaroi ai.

Hamza la të kuptohet se synimi i tij është unifikimi i partisë dhe rikthimi i figurave që kanë luajtur rol në zhvillimin e PDK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.