Hamza ia heq vijën e kuqe Kurtit e VV-së: Duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit

Bedri Hamza, kryetar i sapozgjedhur të PDK-së, ka folur në lidhje me koalicionet pas zgjedhore.

Në konferencën e parë pas Konventës së PDK-së, Hamza ka treguar se asnjëherë nuk ka vendosur vija të kuqe, pasi u pyet nëse ka vija të kuqe ndaj VV-së.

banner

Tutje, ai ka shpjeguar se pse nuk ka vija të kuqe.

Asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe dhe siç e pamë në balotazh, edhe ata që patën vija të kuqe, të gjithëve iu ranë. Krejt me krejt u bënë bashkë. Mendoj se ne duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit dhe gjithmonë t’i bëjmë veprimet e duhura në interes të vendit”, deklaroi Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.