
Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka shkruar një status pas tubimit hapës të fushatës në Prizren.
Hamza ka shkruar se nga Prizreni historik, PDK-ja është nisur drejt fitores.
“Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Kosova po vuan nga keqqeverisja dhe qytetarët po e paguajnë çmimin me kosto të lartë jetësore, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largim të të rinjve” – ka shkruar Hamza, ndër të tjera.



