
Lideri i AAK-së thotë se akuzat për “puç” ndaj presidentes tregojnë frikë nga zhvillimet pas përçarjes.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar raportet mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti.
Duke folur për emisionin Politiko, Haradinaj tha se opozita i ka parë gjithmonë së bashku Kurtin dhe Osmanin në skenën politike, ndërsa tani, sipas tij, po vërehet një ndarje mes tyre.
“Ne si opozitë i kemi parë bashkë këta gjithë kohën, e tash po e shohim që janë ndarë dhe akuza që i bëhet presidentes Osmani për puç e dëshmon frikën, sa e madhe është frika në anën tjetër nga znj. Osmani, pra nga frika se çfarë do të ndodhë nga kjo ndarje,” ka deklaruar Haradinaj.



