Haradinaj kritikon Pacollin për ndalimin e aktivitetit në Parqet Kombëtare: Rrezikojnë izolimin

Ramush Haradinaj thotë se vendimi i ministres në detyrë Fitore Pacolli për ndalimin e transportit të materialeve ndërtimore dëmton banorët dhe zhvillimin e zonës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ministres në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, për të ndaluar transportin e materialeve ndërtimore në Bjeshkët e Nemuna.

banner

Haradinaj ka thënë se shkëputja e kësaj qeverie në largim nga realiteti i qytetarëve të Kosovës është e thellë, duke e cilësuar vendimin si shembull të një qasjeje të paditur dhe të shkëputur nga realiteti në terren.

Sipas tij, vendime të tilla po merren pa e njohur situatën dhe jetën e banorëve që jetojnë në këto zona malore, duke goditur drejtpërdrejt familjet, fshatrat dhe ekonominë lokale.

Ai theksoi se Rugova dhe Bjeshkët e Nemuna nuk janë vetëm zona natyrore, por rajone të banuara me 13 fshatra, ku njerëzit jetojnë, ndërtojnë dhe përpiqen të zhvillojnë aktivitetet e tyre ekonomike pavarësisht kushteve të vështira infrastrukturore.

Haradinaj shtoi se në vend që kjo zonë, të cilën e cilësoi si një nga perlat turistike të Kosovës, të mbështetet me investime në rrugë, infrastrukturë dhe zhvillim të qëndrueshëm, po përballet me vendime që rrezikojnë ta izolojnë dhe të pengojnë zhvillimin e saj.

“Ky është mentaliteti i një qeverie që në largim po lë pas vetëm pengesa, vendime të dëmshme dhe një pasqyrë të qartë të paaftësisë për të kuptuar nevojat reale të qytetarëve të saj”, ka shkruar Haradinaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.