
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar VV-në mospjesmarrjen në mbledhjen e ftuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Haradinaj ka vlerësuar se është fyerje për vendin.
“Është fyerje për vendin që Vetëvendosje nuk ishte. Kurtit iu kanë përgjigj në takime të gijithë kryetarët e partive opozitares, mos-ardhja e tij nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatë Kushtetuese është tallje, hajgare. Afati 30-ditor e kanë ditur me kohë, kanë bërë hajgare. Kanë thirre seanca dje, është vërtetë gabim prej anës tyre. Askush nuk i ka faj VV-së për sjelljen e tyre dhe ato që ia kanë sjellur vendit. Është dashur të vinë. Janë opsion prej 5, 12 dhe 19 prill. Mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, nuk kemi datë të preferuar e kuptojmë se jemi në auto-pilot, nuk ka askush kompetenca, përveç Kushtetutës”, tha Haradinaj.



