
Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka folur në lidhje me koalicionin parazgjedhor me NISMËN e Fatmir Limajt për zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025.
Haradinaj ka vlerësuar se ky koalicion nuk funksionoi.
“Nuk funksionoi ai koalicion. Mendoj që kemi pasur një dëm” – tha ai.
Tutje, në intervistën për Kosovapress, Haradinaj ka treguar pritshmëritë e AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Aleanca do të ketë dyshifrorë…Nuk mendoj që do të ketë krijim të institucioneve të Kosvës pa Aleancën” – shtoi Haradinaj, transmeton Gazeta Politika.



