Haradinaj pas protestës: Ishte kombëtare, nuk ishte kundër Shkupit zyrtar

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se protesta kishte karakter kombëtar dhe synonte të dërgonte mesazh te bashkësia ndërkombëtare për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se protesta e mbajtur sot në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së kishte për qëllim kërkimin e drejtësisë dhe jo kundërshtimin e Shkupit zyrtar.

banner

Në një prononcim për Klan Kosova, Haradinaj tha se protesta kishte karakter kombëtar dhe synonte t’i dërgonte një mesazh të qartë bashkësisë ndërkombëtare lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim.

Sipas tij, kjo çështje është dashur tashmë të marrë një epilog, ndërsa mbajtja e gjatë në paraburgim e ish-udhëheqësve të UÇK-së është e padrejtë. Haradinaj theksoi se protesta nuk ishte e drejtuar kundër institucioneve të Maqedonisë së Veriut, por kishte për synim të sensibilizonte opinionin ndërkombëtar.

“Qëllimi ishte të kërkohej drejtësi për krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vite mbahen brenda grilave. Kjo ishte një protestë kombëtare, jo kundër Shkupit zyrtar, por për t’i thënë bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë dhe që burrështetasit e Kosovës të kthehen në vendlindjen e tyre”, ka deklaruar Haradinaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.