
Enver Haradinaj u vra në vitin 2005 në fshatin Raushiq.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinaj, i cili u vra në prill të vitit 2005.
Përmes një postimi emocional, Haradinaj tha se dhimbjet për shumë familje shqiptare nuk u ndalën as pas përfundimit të luftës.
“Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës. Shumë shqiptarë të zotë u ndanë nga ne, i kujtojmë përjetë. Të kujtojmë përjetë, vëlla Enver”, ka shkruar ai.
Enver Haradinaj u vra në moshën 24-vjeçare në fshatin Raushiq, gjatë një atentati që ndodhi teksa ai po lëvizte me veturë në këtë fshat.
Në kohën kur ndodhi vrasja, vëllezërit e tij, Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj, ndodheshin në burg.



