Haradinaj: Populli e ka kuptuar mashtrimin, bashkë e rikthejmë shpresën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një thirrje të fortë për mobilizim qytetar, duke deklaruar se data 28 dhjetor është vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ai tha se Kosova ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm dhe se tashmë është koha për vendime të guximshme.

banner

“Kosova nuk pret më. Koha e fjalëve ka kaluar. Tani është koha e vendimeve të mëdha dhe të guximshme,” deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, çdo qytetar ka “një detyrë të qartë: ta mbrojmë të ardhmen e vendit tonë, jo me fjalë të thata, por me votë të pastër, me qëndrim të fortë dhe me dinjitet.”

Haradinaj tha se 28 dhjetori është dita kur populli vendos, duke theksuar rolin e çdo grupi shoqëror:

“Kur voton ushtari, shtetit i kthehet nderi. Kur voton polici, familjet marrin siguri… Kur voton populli, fitojnë gjeneratat.”

Ai theksoi se fokusi i AAK-së është rikthimi i besimit në shtet dhe qeverisja që punon për qytetarët:

“Kosova ndërtohet në terren, dhe jo me propagandë.”

Haradinaj premtoi se ditëve në vijim do të jetë pranë qytetarëve “në secilin fshat, në secilën lagje, në secilën familje që ka mbajtur Kosovën gjallë në ditët më të vështira.”

Ai pati një mesazh të veçantë për mërgatën:

“Janë zemra e Kosovës në botë… Me votën e tyre, me votën tuaj, Kosovës i kthehet shpresa.”

Në fund, kreu i AAK-së ritheksoi aleancën me partnerët ndërkombëtarë dhe bëri thirrje për mobilizim më 28 dhjetor:

“Kosova mbrohet prej popullit. E populli më 28 dhjetor do të flasë fort. E do të flasë drejt.”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.