Havolli përkrah Abdixhikut, kundërshton Hykmete Bajramin: Jo ultimatumit, pro procesit institucional

Sokol Havolli, zyrtar i lartë i LDK-së, ka reaguar pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit nga posti i nënkryetares së LDK-së.

Në fakt, Havolli ka shprehur përkrahje ndaj Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, të cilit Bajrami ia kërkoi dorëheqjen e “parevokueshme”.

banner

Sipas Havollit, reflektimi në LDK duhet të ndodh brenda strukturave dhe jo “përmes ultimatumit”.

“Gjithmonë pro procesit institucional;

Gjithmonë kundër vendimeve të marra me presion publik ose emocione;

Gjithmonë dhe për një reflektim që ndodh brenda strukturave të LDK-së, jo përmes ultimatumit” – ka shkruar Havolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.