Haxhiu ia ndalon fjalën Hykmete Bajramit për disa sekonda: Po të paralajmëroj; turp

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ia ka ndërprerë fjalën për disa sekonda Hykmete Bajramit, deputete e LDK-së.
Haxhiu ka ndërprerë fjalën nën arsyetimin se Bajrami nuk po fliste për rendin e ditës, që është ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Bajrami fliste për disa vendime qeveritare, përfshirë atë të ministres Mimoza Kusari për çmimet e naftës.

banner

Gjatë ndërprerjes, Bajrami dëgjohet teksa iu thotë VV-së “turp”.

Haxhiu e paralajmëroi se do t’ia ndalonte sërish fjalën në rast se nuk flet për rendin e ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.