Haxhiu: Kuvendi ka legjitimitet për të vazhduar punën

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi ka legjitimitet dhe kapacitet për të ushtruar punën e tij, edhe pse mbledhja e Kryesisë nuk u mbajt të hënën.

Përveç kryetarit kemi edhe 4 nënkryetarë, dhe sot vetëm edhe njërin prej tyre ta kishim pasur do të mund të mbanim mbledhjen e Kryesisë sepse duhen 4 anëtarë që mbledhja të fillojë”, u shpreh ajo para mediave, përcjell Koha.net.

banner

 Haxhiu tha se situata aktuale nuk është ideale dhe se zgjidhja më e mirë do të ishte që deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, të zgjidhej nënkryetar. Për moszgjidhjen e tij, ajo akuzoi partitë opozitare.

 “Nuk mundet që ky Kuvend të mbahet peng nga Lista Serbe apo i kalkulimeve të ndonjë subjekti që refuzon të marrë përgjegjësi … Opozita nuk ka votë kundër Listës Serbe, ka votë kundër për mua, për zonjën Donika Gërvalla, për Hekuran Muratin, për Arbërie Nagavcin, por jo për Listën Serbe”, ka theksuar Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.