Haxhiu: LDK na refuzoi, por negociatat për Qeveri mund të vazhdojnë me Nismën ose deputetë të tjerë të interesuar

Nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vendi duhet të ecë përpara dhe se tash për tash po pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Në një konferencë për media, Haxhiu tha se pas vendimit të Kushtetueses do të vazhdojnë “negociatat, diskutimet dhe takimet” me Nismën, apo edhe me ndonjë deputet tjetër që mund të shprehë interesim për të qenë pjesë e qeverisë së re.

banner

“Ne do të flasim për këtë çështje kur t’i vijë radha. Por njëherë duhet ta presim vendimin apo aktgjykimin e Gjykatës Kushteuese. Sigurisht që ne kemi bërë të hapur se kë e kemi parë si partner. PDK-në assesi, me LDK-në kemi pasë përpjekje, por në anën tjetër jemi refuzuar, siç e dini. Negociatat apo diskutimet e takimet mund të vazhdojnë me Nismën apo me ndonjë deputet tjetër që është i interesuar që të jetë pjesë e qeverisë së re apo që të jetë në bashkëqeverisje në Qeverinë Kurti 3”, tha ajo.

Sipas saj, nëse nuk ka interesim dhe vullnet për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, atëherë zgjedhjet e reja janë të mundshme.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar një ditë më parë se edhe ajo po pret aktgjykimin e Kushtetueses deri në fund të muajit për funksionalizimin e Kuvendit. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.