
Prokuroria në Prizren interviston 72 të dyshuar gjatë rinumërimit dhe thekson mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.
Në kuadër të veprimeve hetimore, deri më tani janë intervistuar 72 persona të dyshuar për përfshirje në parregullsi zgjedhore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 19 prej tyre janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.
Sipas Prokurorisë, brenda afateve ligjore do të merren vendimet për masat e mëtejme procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin.



