Hill: Kosova ishte temë e madhe, dëgjova shumë për të kur punoja në Shqipëri, e takova Rugovën në rezidencën e ambasadorit

Diplomati amerikan Christopher Hill dëshmoi në Hagë se Kosova ka qenë një nga çështjet më të rëndësishme në Ballkan dhe pjesë e përgjegjësive të tij edhe pas vitit 2000.

Diplomati amerikan, Christopher Hill, ka dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se Kosova ka qenë një temë e madhe dhe e rëndësishme në agjendën diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

banner

“Kosova ishte një temë shumë e madhe brenda Ballkanit, shumë e rëndësishme”, tha Hill, duke shtuar se për situatën në Kosovë kishte dëgjuar shpesh gjatë kohës që shërbente si ambasador i SHBA-së në Shqipëri.

“Gjatë dy viteve të punës sime në Shqipëri kam dëgjuar shumë lidhur me situatën në Kosovë. Nuk e kam vizituar personalisht Kosovën deri në maj 1998, kur m’u kërkua që ta merrja përsipër si një përgjegjësi shtesë”, theksoi ai.

Hill gjithashtu tregoi se gjatë Marrëveshjes së Dejtonit nuk kishte pasur rast të takohej me përfaqësues të Kosovës, ndërsa takimin e tij të parë me presidentin e atëhershëm Ibrahim Rugova e kishte zhvilluar në rezidencën e ambasadorit amerikan.

“Kjo ka qenë biseda ose takimi im i parë me Ibrahim Rugovën,” kujtoi diplomati amerikan.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.