
Pak më parë, Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV, i ka reaguar Daut Haradinajt, deputet i AAK-së.
Madje, Mihali ishte goxha e ashpër, duke ia përmendur edhe lagjen ku jeton dhe atë që ajo e quajti si “vila në Marigonë”.
Por çfarë e nxiti këtë reagim të ashpër të Mihalit?
Ishte një statusi i Haradinajt, shkruan Gazeta Politika.
Në faqen e tij në Facebook, Haradinaj shkroi për seancën e orës 11:00, duke theksuar humbje që, sipas tij, i ka pasur Kosova.
Haradinaj i ka quajtur hipokritë pushtetin e tanishëm.
“Ku ka interes më madhor për Kosovën sesa mirëmbajtja, forcimi dhe avancimi i raporteve me SHBA-në, BE-në, aleatët tanë strategjikë?
Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita” – ka shkruar Haradinaj, ndër të tjera.



