
Daut Dauti, historian i njohur shqiptare, ka shkruar një koment të shkurtër në lidhje me dy shkrimtarë serbë, Ivo Andriq – fitues i Nobelit për letërsi – dhe Mehmet Selimoviq.
Sipas Dautit, të dy këta shkrimtarë ishin konvertuar në serbe, pasi Andriqi ishte kroat, ndërsa Selimoviq rrjedhte nga një familje e njohur boshnjake myslimane.
Tutje, Dauti ka pasur një interpretim në lidhje me qëllimin e krijimit të Jugosllavisë.
“Në realitet, Jugosllavia ishte krijuar me qëllim që serbët të ishin fitues të përhershëm kurse shqiptarët: humbës të përhershëm” – ka shkruar Dauti, transmeton Gazeta Politika.



