Historiani Destani: Papa e çkishëroi Lekë Dukagjinin për shkak të Kanunit

Bejtullah Destani, historian i njohur nga Kosova, ka folur në lidhje me Kanunin e Lekë Dukagjinit, një kod zakonor mesjetar te shqiptarët.

Në RTV Dukagjini, Destani ka vlerësuar se origjinali i Kanunit të Lekë Dukagjinit duhet tê gjendet diku tjetër, pasi ai i Shtjefan Xheçovit, personalitet i njohur në historinë shqiptare, është kopje.

banner

Tutje, Destani ka treguar një fakt interesant për marrëdhëniet mes Papatit dhe Lekë Dukagjinit.

“Kanuni i Lekë Dukagjinit, kopja origjinale e Kanunit, se kjo kopja që e kemi, që njifet është kopja që e ka reduktuar, që e ka përpunuar fatër Xheçovi. Kopja origjinale duhet të jetë diku tjetër. Se është një dokument që vërteton në Vatikan, 1464 e ka shpallur non grata, e ka çkishëru Lekë Dukagjinin, për arsye se ka botuar një dokument anti-kristian” – ka vlerësuar historiani Destani, transmeton Gazeta Politika.

Këtu ndërhyri gazetarja, duke e pyetur nëse është fjala për Kanunin, ndërsa Destani e pohoi që bëhet fjalë për Kanunin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.