Hoxhaj e Haliti dalin në pazar të Pejës, kërkojnë “çelës që e çmonton Qeverinë”

 Enver Hoxhaj së bashku me Xhavit Halitin, dy ish-deputetë të PDK-së, ka zhvilluar sot një vizitë në tregun e Raushiqit në Pejë.

Gjatë vizitës, ata janë ndalur te disa prej shitësve dhe janë përshëndetur me qytetarët që ndodheshin aty.

banner

Në videon e publikuar në Facebook nga Hoxhaj, një moment i shkurtër është bërë veçanërisht i komentuari. Teksa po bisedonte me një shitës, Hoxhaj me humor tha.

“A ki naj çelës të madh? Po na duhet mu edhe Zekës, me çmontu qeverinë, që ia hek shrafat krejt!”, duke e shoqëruar me të qeshura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.