
Në një video të publikuar sot, ish-ministri i Jashtëm nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka vlerësuar lart marrëdhëniet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i quajtur “partner të ndershëm dhe aleatin më të vjetër e më të afërt të Kosovës në Lindjen e Mesme”.
Hoxhaj kritikoi diplomacinë kosovare të viteve të fundit për “mungesë të krijimit të lidhjeve të reja ndërkombëtare”.
“Është koha të rikthehet diplomaci a që i siguronte Kosovës aleatë” – ka theksuar Hoxhaj në mesazhin e tij.



