Hoxhaj kujton se si e bindi Singaporin të njihte Kosovën: Koha për t’i rikthyer sukseset

Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka shpërndarë një video, në të cilën ka kujtuar njohjen nga Singapori, që Kosova e mori nëntë vite më parë.

Hoxhaj, që atëbotë ishte ministër i Jashtëm, ka kujtuar hapat se si e bindi homologun e tij nga Singapori për këtë njohje.

banner

Tutje, Hoxhaj ka vlerësuar se është koha për t’i rikthyer sukseset.

“Sot, kur mendojmë për këto vitet e fundit të çuara dëm në politikë të jashtme, është urgjente që Kosova në vitin 2026 t’i rikthehet asaj energjie. Njohjet e reja nuk vijnë vetë. Kërkojnë vizion, diplomaci serioze dhe punë të palodhshme në terren. Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme që lëviz, jo që pret” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.