Hoxhaj: UÇK po tund Strasburgun

Mijëra qytetarë brohoritën “UÇK” përpara institucioneve evropiane, duke kërkuar drejtësi për të mbajturit në Hagë.

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka ndarë me publikun një video nga protesta e zhvilluar sot në Strasburg, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në Hagë.

banner

Në videon e shpërndarë nga Hoxhaj, dëgjohen brohoritjet e fuqishme “UÇK!”, të cilat mbushën sheshin përballë institucioneve evropiane.

“UÇK tund Strasburgun! UÇK në çdo zemër, në çdo zë,” ka shkruar Hoxhaj, duke përshkruar atmosferën e protestës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.