
Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, mbrëmë dha një intervistë për Klan Kosovën, ku shpalosi kritikat e tij në lidhje me procesin zgjedhor të PDK-së, e cila parti pritet ta mbajë të hënën Konventen.
Hoxhaj kishte disa kritika ndaj Memli Krasniqit, ish-kryetar i PDK-së, dhe Bedri Hamzës, pretendentit për kryetar të PDK-së.
Në fjalën e tij, Hoxhaj tha se ka aftësinë t’i bashkojë grupet e shumta në PDK, përfshirë ata që debatojnë për Immanuel Kantin dhe Friedrich Hegelin, dy filozofë të mëdhenj të iluminizmit evropian, dhe ata që dëgjojnë Bijtë e Sefës, një nga grupet legjendare të folklorit shqiptar.
“Unë jam prej atyre, i cili kishte qenë në gjendje t’i bashkojë të vjetrit e të rinjtë, t’i bashkojë ata që janë urban dhe ata që vinë prej zonave më periferike, t’i bashkojë ata që mund të debatojnë për Kantin e Hegelin, por edhe ata që me një odë janë ithtarë të folklorit të Bijve të Sefës, që i dëgjoj edhe unë me shumë dëshirë” – tha Hoxhaj, trasnmeton Gazeta Politika.



