I dënuar për rastin e veteranëve të rrejshëm: Si e priti me buzëqeshje Hamza Demalijajn në PDK?

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dukej i lumtur në fotografinë e mikëpritjes së Shkumbin Demalijajn, ish-deputet i AAK-së, i cili bashkë me iniciativën “Demokracia” u shkri në PDK. Këtë aderim, Hamza e cilësoi si “një hap i rëndësishëm” në “forcimin e vlerave demokratike”.

Mysafiri që e priti Hamza në selinë e PDK-së, pra Demalilaj, është i dënuar për rastin e njohur si “Veteranët e Rrejshëm”. Më saktë, Demalijaj është pjesë e një grup të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët u dënuan për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

banner

Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, pastaj Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari u gjetën fajtorë për keqpërdorim të detyrës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme në vlerë mbi 88 milionë euro, shrkuante Radio Evropa e Lirë, transmeton Gazeta Politika.

Çfarë shkroi Hamza?

Hamza shkroi se do të vazhdojë me përkushtim për një Kosovë më të mirë.

“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.

Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!” – ka shkruar Hamza.

Sjellim ndërmend që Demalijaj, para se të anëtarësohej në PDK, ishte për shumë vite pjesë e AAK-së, që drejtohet nga Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës. Demalalijaj u nda muaj më parë nga AAK-ja, duke themeluar Iniciativën Qytetare “Demokraci”, me të cilën kandidoi në zgjedhjet lokale.

Në zgjedhjet në Deçan, Demaliaj mori vetëm 8.65 për qind të votave. Më saktë, mori 1 mijë e 467 vota, duke u renditur i katërti në garën që AAK-ja e fitoi pa balotazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.