Ilir Deda: Presidenti duhet të zgjidhet me votë qytetare

Opinionisti kujton premtimin 15-vjeçar për ndryshime kushtetuese dhe propozon që në vitin 2031 kreu i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Opinionisti Ilir Deda ka ngritur sërish çështjen e zgjedhjes së presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, në kohën kur vendi po përballet me vështirësi për arritjen e konsensusit parlamentar.

banner

Në një reagim në Fqceboon, Deda ka pyetur: “A po e shihni tash sa me rëndësi është që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare?”, duke theksuar se Kosova tash e 15 vjet është në pritje të përmbushjes së zotimit të partive politike për të bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese në këtë drejtim.

Sipas tij, premtimi për zgjedhjen direkte të presidentit ka mbetur i parealizuar për më shumë se një dekadë, ndërsa krizat e njëpasnjëshme rreth këtij posti tregojnë nevojën për reformë.

Deda sugjeron që partitë politike të dakordohen që gjatë viteve të ardhshme të bëjnë ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që në vitin 2031 – në 20-vjetorin e premtimit të dhënë – presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.