
Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit dhe kandidat për një mandat të ri në zgjedhjet lokale të tetorit, ka thënë në emisionin “Pressing” të T7 se është me qytetarin “në të mirë e në të keq”.
Ai ka folur për disa nga projektet e përfunduara gjatë mandatit të tij, duke theksuar se Lipjani po bëhet më atraktiv.
“Një projekt tjetër është parkingu i qytetit që ka zbutur parkingjet në qytet”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka komentuar edhe sheshin e qytetit, një investim mbi 6 milionë euro, duke sqaruar.
“Është edhe pjesa e sheshit, mbi 6 milionë, ka qenë projekt i kushtueshëm – banesat që janë shpronësu sepse ka një objekt banesor aty, dhe kanë qenë tri shtëpi dhe një pronë private që janë shpronësu. Në tërësi është mbi 6 milion e gjysme”.
Ahmeti ka përmendur gjithashtu punën në rrugicat e qytetit dhe në zonat rurale.



