
Sipas mediave shtetërore iraniane, objektiv i sulmit ishte një aeroplanmbajtëse e SHBA-së në rajon.
Garda Revolucionare e Iranit deklaruan se kanë shënjestruar aeroplanmbajtësen amerikane “Lincoln” me katër raketa balistike, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, shkruan Reuters.
Sipas burimeve zyrtare në Teheran, objektiv i sulmit ishte aeroplanmbajtësja e Shteteve të Bashkuara, e identifikuar si USS Abraham Lincoln. Pretendimi është bërë publik përmes kanaleve shtetërore të informacionit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur konfirmim apo reagim zyrtar nga autoritetet amerikane lidhur me incidentin e raportuar.



