Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare.

Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për të ardhmen e NATO-s.

banner

Sipas Bolton, gjithmonë ekziston rreziku për NATO-s përderisa Trump është president i ShBA-së.

“NATO është gjithmonë në rrezik me Trumpin president. E kuptoj pse udhëheqësit e NATO-s nuk janë të lumtur me mënyrën se si i trajton ata dhe aleancën. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm akuzat e ndërsjella të mos shkaktojë dëme edhe më të mëdha se që i ka bërë presidenti Trump tashmë. Për shembull, kur Kaja Kallas dhe Keir Starmer thonë gjëra si Irani nuk është lufta e Evropës. Mendoj se së pari ajo është një luftë e Evropës. Por, e dyta, keni shumë kujdes të mos i hapni derën Donald Trumpit të thotë, “ok, nëse mendoni se Irani nuk është një luftë e Evropës, mund t’ju them informoj gjithashtu se edhe Ukraina nuk është një luftë e Shteteve të Bashkuara” – tha Bolton, transmeton Gazeta Politika.

“Hapi tjetër mund të jetë ndërprerja e dhënies së informacioneve të inteligjencës për Ukrainën dhe po ashtu nuk do të mund t’i shesë armë të viteve të fundit vendeve europiane” – ka shtuar ai.

“A ka shanse që SHBA të tërheqë trupat nga Europa?”  – e pyeti moderatorja ish-këshilltarin e Trumpit.

“Mendoj se është gjithmonë një shans me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. E di që ka pasur disa diskutime për tërheqjen e trupave amerikane nga njesitë e vogla të NATO-s të Ballkanit. Unë mund të parashikojë përhapjen e kësaj ideje, nëse humori i tij përkeqësohet” – theksoi Bollton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.