
Kadri Kastrati, ish-komandant i përgjithshëm i FSK, ka folur në lidhje me aleancën tre-palëshe mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Kastrati ka vlerësuar se Serbia është fakto destabilizues i rajonit.
“Serbia, politika e saj destabilizuese, politika e saj për pretendim territoresh, po shohim sulmet terroriste që financohen nga qeveria serbe në drejtim të Kosovës. Në veri, policia çdo ditë po gjen armë, prodhime ushtarake të Serbisë. Këto kanë treguar që ajo është faktor detabilzues në rajon” – ka thënë Kastrati.
Tutje, ai ka theksuar se kjo aleancë ka synime të sigurisë.
“Aleanca Kosovë–Shqipëri–Kroaci nuk e ka qëllim destabilizimin, apo nuk kanë pretendim ta rrezikojnë një shtet. Qëllimi i tyre që të reflektojnë siguri edhe për shtete të tjera në rajon”, përfundoi ai.



