Ish-shefi i kabinetit të Haxhiut, Nimoni, emërohet zëvendësministër në ministrinë e Gërvallës

Ish-shefi i kabinetit të Albulena Haxhiut do të punojë nën drejtimin e Donika Gërvallës

Ish-shefi i kabinetit të Albulena Haxhiu, Genc Nimoni, është emëruar sot nga kryeministri Albin Kurti si zëvendësministër në Ministria e Drejtësisë, që tashmë do të drejtohet nga Donika Gërvalla.

banner

Në njoftim thuhet se Kurti i ka uruar suksese Nimoni në përmbushjen e përgjegjësive të reja:

“Gjatë mandatit të kaluar, z. Nimoni ka shërbyer si Shefi i Kabinetit të ministres së Drejtësisë. Kryeministri Kurti e uroi z. Nimoni për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive e tij”, thuhet në njoftim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.