
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili ka vendosur të largohet nga Qeveria për të kandiduar për Komunën e Çairit, ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi.
Në një intervistë për gazetën Politika, gazetari Mirlind Behluli e pyeti se pse Çairi ka një rëndësi të tillë sa të lërë funksionin qeveritar. Mexhiti u përgjigj se vlera e kësaj komune është mbi çdo pushtet.
“Për Çairin lashë qeverinë dhe do të lija gjithçka tjetër, sepse vlera e tij është mbi çdo pushtet. Çairi është një diamant, i vogël në sipërfaqe, por me një shkëlqim të madh e të gjerë që ndriçon çdo cep”, deklaroi ai.
Më tej, Mexhiti komentoi edhe mbi deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili më herët e kishte quajtur Çairin “Kandahar”.



