James Rubin në Hagë, përmend takimet me Rugovën: E vizitova Prishtinën 2-3 herë

James Rubin, ish-ndihmëssekretar në Departamentin e Shtetit, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, me kërkesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës.

Rubin e ka nisur dëshminë në lidhje me situatën në fillim të viteve 90-ta.

banner

Rubin ka përmendur takimet me Ibrahim Rugovën, ish-president historik i Kosovës, transmeton Gazeta Politika.

“Kam vizituar në periudhë 1991, 1992, 1993, përpara luftës Kroaci-Serbi, dhe më pas kam vizituar Sarajevën gjatë sulmeve po ashtu dhe gjatë luftës në Bosnje. Kam qenë në disa qytete dhe po ashtu në fund fare kam shoqëruar senatorin Biden në pranverën e vitit 1993.

Gjatë luftërave në atë kohë në Kroaci, Serbi, Bosnje, këto kanë qenë fokuset, vendet përkatëse. Duke qenë të vetëdijshëm që konfliktet e tilla mund të shtriheshin më tej ne e kuptuam që ajo që po ndodhte në Kosovë ishte e rëndësishme. E kam vizituar Prishtinë 2-3 herë, jam takuar një herë apo dy herë me Rugovën” – tha Rubin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.